Superylli portugez thuhet se kërkon 5.5 milionë funte për ta shitur ish shtëpinë e tij.
Cristiano Ronaldo e ka vënë në shitje rezidencën e tij luksoze pas largimit të tij për në Arabinë Saudite në dhjetor. E vendosur në lagjen Alderley Edge, The Sun raporton që çmimi i parë që kërkohet për të është 5.5 milionë funte.
Agjencia e patundshmërive, Jackson-Stops (e cila merret me shitjen e patundshmërive) e përshkruan shtëpinë si të mrekullueshme, si një “kryevepër të dizajnit modern”.
Është një rezidencë me një dhomë të madhe pritjeje, pishinë të brendshme, palestër artistike, fusha tenisi dhe pedalimi, zona me ujë për relaksim dhe një dhomë të madhe kinemaje.
Largimi i stuhishëm i Ronaldos nga Manchesteri
Ronaldo u largua nga Manchester United në rrethana jo të mira pasi që ishte kthyer në klub që përballej me një sërë problemesh. Derisa Ronaldo dëshironte të largohej në verë, një marrëveshje nuk u arrit me disa klube për shkak të kërkesave të tij të mëdha për pagë.
Megjithatë, pas Botërorit, superylli portugez nënshkroi për Al Nassr, një skuadër nga liga e Arabisë Saudite – për dy sezone – e ku do të këtë një pagë rreth 200 milionë euro për sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.