Njëra ndër Kombëtaret më të mëdha në botën e futbollit dhe gjysmëfinalistja e Kupës së Botës 2018, Anglia, do të arrijë sot në Kosovë, për ndeshjen që nesër do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Kosova do ta presë nesër në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtaren e Anglisë, për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Lidhur me këtë tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të gjatë rrugëtimit të suksesshëm të Kosovës në futboll. Në artikullin, të cilin Reporteri.net e sjell në shqip përshkruhen sfidat e Kosovës, nga lufta e deri te historia e suksesit që kombëtarja e Kosovës po shënon në futboll.
Në një fushë artificiale në kodrat mbi kryeqytetin e Kosovës, një nga skuadrat kryesore të vendit stërvitet në ambientin që është testament i pashkruar për shfaqjet mrekullueshme të ekipit kombëtar gjatë 18 muajve të fundit.
Të rinjtë vendas shfrytëzojnë rastin të shikojnë dhe fotografojnë lojtarët të cilët, me energji të jashtëzakonshme, shpejtësi dhe ritëm, janë shenja dalluese e kombëtares që shënoi tri gola në portën e Anglisë, Southampton dy muaj më parë, kështu e nisë raportimin tabloidi britanik “Daily Mail”.
Në stadiumin kombëtar Fadil Vokrri, i emërtuar sipas lojtarit më të madh të gjitha kohërave, i cili vdiq vitin e kaluar – dritat e dorës së dytë u dhuruan nga klubi gjerman Eintracht Frankfurt disa vjet më parë. Lojtarët ndjeheshin të verbëruar prej tyre për një kohë. FFK-ja që atëherë kanë blerë të vetat, vijon shkrimi i Daily Mail.
Menaxherët klubeve tregojnë se si i targetojnë lojtarët e Kosovës pa paguar asnjë cent.
Shaban Baholli, trajner i 2 Korrikut, qesh kur dëgjon fjalët në anglisht “transfer fee”, në intervistën tonë. “Nuk ka asnjë”, përgjigjet ai në gjuhën shqipe, gjuhën amtare të Kosovës, vijon shkrimi, transmeton Reporteri.net.
“Klubet thonë: Ne duam atë lojtar. Nëse nuk na lejoni ta kemi atë, ne nuk do ta marrim atë. Kështu që ne duhet t’i lëmë ata të shkojnë”, thotë ai.
Mungesa e burimeve kompensohet nga një talent i lindur për futbollin dhe një krenari e jashtëzakonshme në këtë komb të ri, i cili u shkatërrua nga mizoritë e Luftërave Ballkanike në vitet 1990.
2 Korriku i vitit 1990, është koha kur nën zgjedhën e okupimit serb, deputetët e Kosovës shpallën pavarësinë. Klubi mori emrin 24 ditë pasi politikanët shpallën pavarësinë.
“Ne mund të kemi pak para, por lojtarët tanë e veshin me krenari distiktin”, thotë Baholli.
Ky sentiment vjen në klubin Prishtina pasi lojtari dhe menaxheri i tyre legjendar, Afrim Toverlani përkujton ndeshjet e viteve të 90-ta si mysafirë që ishin të rrezikshme për jetën e lojtarëve pasi që shtetrrethimi ishte imponuar nga prijësi serb i luftërave, Sllobodan Millosheviqi, thuhet tutje në artikullin e Daily Mail.
Në të njëjtën epokë, Toverlani u rrah milicia serbe për çka iu desh të bënte edhe një operacion në fytyrë. ‘Ata e dinin se kush isha unë”, rrëfen ai me zë të lartë.
Për ndihmësin menaxherin e ekipit kombëtar Muharrem Sahiti, është tragjedi që Kosova nuk u anëtarësua më shpejt në UEFA, pasi kjo lejoi që republikat e tjera ish-Jugosllave si Kroacia dhe Serbia të përparojnë. “Ne kishim një gjeneratë e humbur lojtarësh që duhej të shkonin jashtë vendit për të luajtur për kombet e tjera,” thotë Sahiti për Daily Mail.
Por Kosova, kombi më i varfër i Evropës pas Moldavisë, ka shfaqur gjithashtu prirje të jashtëzakonshme për zbulimin dhe zhvillimin e talentit brenda kufijve të vet.
Do të ketë një pritje jashtëzakonisht të ngrohtë këtu për Anglinë sepse roli i Britanisë dhe SHBA-ve në shtytjen për sulmet 78-ditore të NATO-s në 1999, që çliruan Kosovën nga okupimi serb, nuk është harruar. Bill Klinton ka një statujë në dhe një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij.
Dashuria e Kosovës për Anglinë shihet në posterat e Raheem Sterling, Danny Rose dhe Fabian Delph që do të shfaqen në kryeqytet me fjalët ‘Vëllezër, mirë se vini’ – mesazhi që lojtarët nuk do të hasin në racizmin që pësuan në Bullgari, përfundon shkrimi i Daily Mail. /Reporteri.net