×
  • Sport
  • Sport

    Daja pas fitores: Ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 17:05

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e parapara për sot, në kuadër të Superligës së Kosovës, ndeshje këto të vlefshme për xhiron e 28-të, përcjell Reporteri.net.

    Ballkani ka arritur fitore minimale në Klinë kundër Dukagjinit me rezultat përfundimtar 0-1.

    Pavarësisht rezultatit minimal, kjo fitore është mjaft e rëndësishme për skuadrën e Ilir Dajës, pasiqë ndikon në shkëputjen e tyre ndaj skuadrave tjera në tabelë.

    Skuadra e Ilir Dajës shënoi me Meriton Korenicën, gol ky që vendosi rezultatin përfundimtar.

    Daja pas ndeshjes tha se edhe barazimi në këtë ndeshje nuk do të ishte keq, por thotë se hyjnë në çdo ndeshje për ta fituar.

    “Sot patëm një ndeshje të vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Është e rëndësishme të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe kjo fitore ka shumë vlerë. Edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq, por sigurisht që ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”, tha Daja.

    Ndërkaq, edhe SC Gjilani ka shënuar fitore të thellë kundër Drenicës me rezultat përfundimtar 5-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!