×
  • Sport
  • Sport

    Dajaku shënon gol në fitoren e thellë të Bayern prej 23-0

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 23:22

    Bayern Munich ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me skuadrën e FC Rottach-Egem të cilën e ka mundur me rezultat të thellë 23-0.


    FC Bayern është duke vazhduar parapërgatitjet parasezonale për sezonin e ri, derisa sot kampioni gjerman është takuar me skuadrën gjysmëprofesionale, FC Rottach-Egem.

    Kosovari në këtë ndeshje startoi për skuadrën e Niko Kovac. Ai arriti që të shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e shtatë. Para tij, një minutë më parë kishte shënuar Renato Sanches.

    Dajaku luajti në këtë ndeshje për 46 minuta dhe u zëvendësua në minutën e 46 nga Kwasi Okyere Wriedt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!