×
  • Sport
  • Sport

    DAKU i vetëm ka shënuar më shumë gola se të gjitha skuadrat e Superligës

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 16:22

    Tri gjërat e sigurta në jetë: Vdekja, taksat dhe golat e Mirlind Dakut 


    Sulmuesi i Ballkanit i vetëm ka shënuar këtë edicion më shumë gola se të gjitha skuadrat tjera të Superligës, shkruan Reporteri.net

    Daku shënoi dy gola sot në fitoren 4-2 të Ballkanit kundër Arbërisë dhe tani në total ka tundur rrjetën 12 herë në gjashtë xhirot e para.

    22 vjeçari ka shpërthyer këtë edicion duke shënuar 12 gola deri tani.

    Në Superligë Daku i vetëm ka shënuar më shumë gola se të gjitha skuadrat tjera.

    Arbëria dhe Feronikeli kanë realizuar 9 herë këtë sezon dhe janë skuadrat që i afrohen me gola sulmuesit të rrezikshëm të Ballkanit.

    Daku formë të lartë ka treguar edhe me Kombëtaren U-21 të Kosovës ku shënoi golin e fitores ditë më parë në ndeshjen kundër Andorrës.

    Nëse vazhdon me këtë ritëm ai mund t’i thyejë të gjitha rekordet sa i përket golave të realizuara brenda një sezoni në elitën e futbollit kosovar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!