×
  • Sport
  • Sport

    Dalin në shitje biletat e miqësores Suedi-Shqipëri

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 10:18

    Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi.

    Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 118 dhe 119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze.

    FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!