Biletat për ndeshjen e dytë të UEFA Nations League, Shqipëri – Gjeorgji që do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” dolën në shitje për të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares mbrëmjen e së martës.
Çmimet për këtë ndeshje shumë të rëndësishme të Kombëtares shqiptare variojnë nga 5 mijë lekë të vjetra në Kategorinë e 4-t, në 1.000 lekë të rinj në Kategorinë e 3-të, 2.500 lekë të rinj në Kategorinë e dytë dhe 4.000 lekë të rinj në Kategorinë e 1-rë.
Në sektorin “Premium” biletat për këtë ndeshje do të shiten me 8.000 lekë të reja, në sektorin “VIP” biletat do të kushtojnë 20.000 lekë të reja ndërsa në sektorin “VIP Premium”, biletat kushtojnë 25.000 lekë të reja.
Ndeshja Shqipëri – Gjeorgji do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.