×
  • Sport
  • Sport

    Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Gjermani ku mbeti i vdekur futbollisti nga Kosova

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 13:19

    Pas një aksidenti serioz të ndodhur mes Abensberg dhe Arnhofen ka mbetur i vdekur një 22-vjeçar nga Kosova.


    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aksident trafiku në mbrëmjen e djeshme, futbollisti Amir Ademi ka ndërruar jetë, raporton Zëri.info.

    Ai ishte duke vozitur një Peugeot derisa ishte përplasur me një Passat, ku vozitësi i kësaj të fundit është lënduar dhe dërguar më pas në emergjencë.

    Kurse, vetura e Ademit ishte kapluar nga zjarri dhe si pasojë e kësaj ai ndërroi jetë.

    Policia ka nisur hetimet dhe kërkon informata se si ka ndodhur aksidenti, dëmet e të cilit vlerësohen të jenë rreth 12 mijë euro.

    Ndryshe, ndeshjet e klubit ku Ademi ka luajtur FC Kosova Regensberg janë anuluar.

    Pas vetes, Ademi ka lënë prindërit e tij dhe një motër dhe vëlla më të vogël./Zëri.info

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!