×
  • Sport
  • Sport

    Dalin pamjet ku disa persona e rrahin bodybuilderin nga Gjilani

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 13:21

    Javën e kaluar, sportisti nga Gjilani, Flamur Grabovci, ishte sulmuar në vendin e tij të punës nga tre persona të cilët ai kishte thënë se i njeh shumë mirë.


    Në pamjet e siguruara nga  Insajderi, shihet teksa njëri e sulmon sportistin Grabovci, dy persona tjerë vrapojnë për t’i ndihmuar shokut të tyre.

     

    Grabovci me 22 shkurt përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kishte njoftuar për sulmin që tre persona ia kanë bërë në vendin e punës.

    Ai kishte theksuar se që nuk pajtohet assesi me faktin se si sulmohet një sportist në vendin e punës.

    Vlen të potencohet se Grabovci është Kampion i Kosovës në peshën +80 kilogram dhe gjithashtu në të kaluarën ka korrur sukses edhe në Zvicër në Swiss Class.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!