×
  • Sport
  • Sport

    Dallku: Nuk e njohim mirë kundërshtarin, por jemi maksimalisht të motivuar të kalojmë tutje

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 15:38

    Prishtina do të përballet me Lincoln red IMPS në kuadër të raundit preliminar në Ligën e Evropës.


    Skuadra nga kryeqyteti kosovar do të luaj për herë të tretë në Gjibraltar, ndërsa kësaj radhe zhvillohet vetëm një takim.

    Për shkak të pandemisë Covid-19, në këtë rang garash do të zhvillohet vetëm një takim.

    E Prishtina pati fatin që të luaj në udhëtim, ndërsa për këtë takim ka folur edhe trajneri i prishtinasve Armend Dallku.

    “Kundërshtari me koeficientin më të lartë prej kundërshtarëve të mundshëm. Mirëpo kjo neve nuk na frikëson aspak, megjithatë shpresonim të luanim në shtëpi”.

    “Por, ky është fati ynë që për të treten herë radhazi të udhëtojmë në të njëjtin vend. As që diskutohet se udhëtojmë maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje”.

    Vushtrriasi ka deklaruar se nuk e njohin mirë kundërshtarin, por që udhëtojnë për ta kaluar raundin.

    “Sa i përket njohurive për kundërshtarin e kemi të vështirë të dimë saktësisht se me çfarë lojtarë apo përbërje disponojnë, sepse nga fillimi i pandemisë futbolli atje është ndal dhe është kohë e gjatë që nuk kanë luajtur”.

    “Ne do të bëjmë përpjekje maksimale të gjejmë edhe informacionet e nevojshme për këtë rival të radhës”, ka thënë kryetrajneri, Armend Dallku.

    Kujtojmë që ndeshja mes Lincoln red IMPS dhe Prishtinës zhvillohet më 20 gusht. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!