×
  • Sport
  • Sport

    Dallku pas fitores: E merituam triumfin

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 16:35

    Pas fitores ndaj Drenicës, ka folur trajneri i skuadrës së Dukagjinit, Armend Dallku, përcjell Reporteri.net.

    Dallku, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Drenicës në Skenderaj.

    Veç kësaj, tekniku i Dukagjinit i ka përgëzuar lojtarët e tij, ku ka thënë se e kanë motivuar ekipin.

    “Dua t’i përgëzoj lojtarët për angazhimin në këtë ndeshje. E kemi motivuar ekipin shumë dhe kemi pasur raste të shumta shënimi. Në pjesën e parë nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë. Jam i lumtur me këto tri pikë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në takimet e radhës. Të rëndësishme janë pikët pasi kemi shumë ndeshje që kemi bërë lojë të mirë, por nuk kemi arritur të vijmë te pikët”, deklaroi Dallku.

    Skuadra nga Klina triumfoi minimalisht në udhëtimin në Skenderaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!