Daniel James i ka mahnitur bashkëlojtarët e tij në Manchester United, duke i kaluar të gjithë në të gjitha testet fizike gjatë turneut parasezonal.
Anësori uellsian u transferua në Manchester United për vetëm 15 milionë funte nga Swansea City këtë verë.
21-vjeçari dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij janë duke u përgatitur për sezonin e ri duke u stërvitur në Australi, por para kësaj James kishte shkuar edhe në Dubai ku ishte stërvitur ndaras skuadrës.
Në testet fizike para fillimit të turneut parasezonal, Daniel James i la prapa vetes të gjithë lojtarët e tjerë të Manchester Unitedit.
Një burim nga Old Traffordi tha për The Sun: “Të gjithë në Carrington [qendra për stërvitje e “Djajve të kuq”] janë shumë të inkurajuar nga Jamesi i ri. Ai është qartësisht para të gjithëve”.
“Ai i kryeson të gjitha listat e testeve fizike. Oles [trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer] i ka bërë shumë përshtypje mënyra se si ai ka punuar deri më tani”.
“Ai ishte më i shpejti në vrapime dhe madje i la futbollistët e tjerë shumë prapa vetes”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.