Daniele Maldini arrit të bëjë debutimin me Milanin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Veronës në Serien A.
Edhe pse luajti pak minuta, ai regjistroi debutimin e tij zyrtar në fanellën e Milanit, dhe kjo falë motivimit nga babai i tij, legjenda Paolo Maldini, shkruan Reporteri.net.
“Ishte një ëndërr e bërë realitet, vetëm rezultati nuk ishte i mirë” ka thënë Maldini.
“Debutimi ishte objektivi im, tani shpresoj të vazhdoj fuqishëm. Ishte moment emocional, por babai im është motivues” ka shtuar tutje Daniel.
Maldini është lojtari i parë i lindur në vitet 2000, që paraqitet me skuadrën e Milanit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.