Mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester Cityt, Danilo, sot në mëngjes është duke i kryer testet mjekësore në Torino, para se ta kompletojë transferimin e tij te gjiganti italian, Juventus.
Danilo arriti në Torino të martën në mbrëmje, ndërsa për momentin ndodhet në qendrën mjekësore të Juventusit, J Medical, ku po i kryen të gjitha testet mjekësore, transmeton Gazeta Express.
Pastaj, ai do të stërvitet me skuadrën e tij të re për herë të parë, para se ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë. Kjo kontratë besohet se ka vlerë prej katër milionë eurosh në vit, plus bonuse.
Juventusi është duke e marrë brazilianin në shkëmbim të Joao Cancelos, mirëpo Manchester City po i paguan edhe 30 milionë euro shtesë për Cancelon.
Danilo e kishte filluar karrierën e tij në Brazil, ndërsa për herë të parë doli në Evropë në vitin 2011, kur iu bashkua klubit portugez, Portos. Në vitin 2015, ai u shit në Real Madrid për 31 milionë euro.
Megjithatë, karriera e tij te “Los Blancos” nuk zgjati dhe pas vetëm dy sezonesh, madrilenët e shitën atë te Manchester City për 30 milionë euro. Historia e njëjtë është përsëritur edhe tani, pasi që braziliani po shitet pas dy vjetësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.