×
  • Sport
  • Sport

    Danimarka u kërcënua me humbje në tavolinë, nëse s’do të kthehej në fushë pas kolapsit të Eriksenit

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 14:40

    Peter Schmeichel ka thënë se lojtarët e Danimarkës u paralajmëruan nga UEFA se do ta humbnin me rezultat zyrtare ndeshjen e tyre hapëse në Euro 2020 kundër Finlandës, nëse nuk do të ktheheshin në fushë për rifillimin e saj, pas arrestit kardiak që Christian Erikseni e pësoi në fushë.


    Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë të ndeshjes të shtunën dhe ndaj tij u përformua CPR-ja në fushë nga ekipi mjekësor për ta kthyer në jetë.

    Lojtarët e Danimarkës, të cilët e kishin krijuar një rreth mbrojtës përreth Eriksenit derisa ai po merrte tretman emergjent, ishin tejet të shqetësuar dhe të mërzitur për bashkëlojtarit e vet.Por ata u detyruan ta vazhdonin ndeshjen, pavarësisht gjendjes së tyre emocionale, me Finlandën që siguroi fitore 1:0 në fund.

    Schmeichel, djali i të cilit Kasper e ngushëlloi bashkëshorten e Eriksenit Sabrina Kvist Jensen në vijën anësore derisa burri i saj po mjekohej, ka zbuluar se Danimarka i kishte tri mundësi për të zgjedhur: rifillimin e ndeshjes të shtunën, rifillimin e saj të dielën në mesditë, apo humbjen zyrtare 3:0.

    I pyetur për vendimin për ta vazhduar ndeshjen pasi Erikseni ishte dërguar në spital, Schmeichel tha për ITV:

    “Ky është debat interesant. E pashë një deklaratë nga UEFA dje ku thuhej se ata po i ndiqnin këshillën e lojtarit, se lojtarët këmbëngulën për të luajtur… kjo nuk ishte e vërteta në fushë”.“Por varet sesi e sheh të vërtetën. Ata i kishin tri mundësi: një të luanin menjëherë dhe t’i luanin edhe 50 minutat e mbetur. Mundësia tjetër ishte të luanin të dielën në mesditë dhe mundësia e tretë ishte ta pranonin humbjen zyrtare 3:0”, shtoi ai.

    “Prandaj kuptojeni vetë. A ishte dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin zgjidhje tjetër ata? Nuk ma ha mendja”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!