×
  • Sport
  • Sport

    Dardan Berisha e konfirmon largimin nga Peja

    Reporteri
    11 Gusht 2022 | 14:43

    Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, e ka konfirmuar largimin nga skuadra e Pejës.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai i falënderoi tifozët e skuadrës për mbështetjen e deritanishme, duke u shprehur se kaloi jashtëzakonisht mirë përgjatë këtyre viteve.

    Sipas raportimeve të fundit, Berisha tashmë ka arritur marrëveshje me Sigal Prishtinën dhe sezonin e ardhshëm do të luajë aty.

    Karriera e tij është shumë e begatshme, pasi para se të vinte në Kosovë luajti për shumë skuadra të mëdha evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!