×
  • Sport
  • Sport

    Dardan Berisha, më i miri i javës në Superligë

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 14:01

    Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është zgjedhur Lojtari i Javës së 25-të i Supërligës së Kosovës në basketboll.


    Berisha shënoi 25 pikë, kishte katër kërcime e pesë asistime në fitoren e Verdhezinjëve ndaj Bashkimit me rezultat 103:80. Berisha është në top formë me Pejën, një lajm i mirë edhe për Kosovën, para dy dueleve me Kosovën, ndaj Islandës më 20 shkurt dhe Luksemburgut më 23 shkurt.

    Kujtojmë se Lojtari i Javës zgjedhet nga kompania Kutia, që mirëmban statistikat Live të ndeshjeve të Superligës. Lojtari i Javës zgjedhet në bazë të pikëve të shënuara, kërcimeve, asistimeve dhe topave të vjedhur.

    Ndërkohë, top-shënuesit më të mirë të xhiros së 25-të ishin: Dardan Berisha i Pejës me 25 pikë, Dayon Griffin i Feronikelit me 25, Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 24, Tamas Bruce i Lipjanit me 23 dhe Ty Nichols i Ponte Prizrenit me 21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!