×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët drejtuar Zeqirit: O more tradhtar, qysh e shite ti Kosovën, franga e dollarë

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 18:34

    Ka filluar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, transmeton Reporteri.net.

    Tifozët e Kombëtares, “Dardanët” që kanë udhëtuar atje kanë premtuar spektakël, teksa kanë thënë se futbollistët zviceranë do t’i trajtojnë të gjithë njësoj.

    Por, ai që i ka hidhëruar më së shumti është Andi Zeqiri, që refuzoi publikisht Kosovën për Zvicrën.

    “Andi Zeqiri, o more tradhtar, qysh e shite ti Kosovën, franga e dollarë”, ishte kënga e Dardanëve në Cyrih.

    Vlen të përmendet se “Dardanët” e kanë shpallur person “non grata” Andi Zeqirin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!