×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët edhe një herë tregojnë dashurinë e madhe për Kombëtaren, motivojnë lojtarët para ndeshjes me Slloveninë

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 20:27

    Kombëtarja e Kosovës sot luan me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve


    Kosova në këtë takim vjen pas zhgënjimit kundër Maqedonisë, ku u mposhtën 2-1 dhe kështu humbën gjasat për një kualifikim në Evropian, shkruan Reporteri.net

    Tifozët nuk janë të pranishëm shkaku i pandemisë, por ‘Dardanët’ janë përkujdesur që t’i motivojnë futbollistët.

    “Me ju në borë e në shi, me ju kudo dhe gjithmonë… Jeni luanët tanë, jeni Dardanët të rritun nëpër luftra”-shkruhet ndër të tjera në parullat e vendosura në stadium.

    Përveç këtyre banerave të vendosur në stadium ‘Dardanët’ jashtë kanë ndezur flakadane të shumta duke i dhënë zemër futbollistëve para ndeshjes me Slloveninë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!