×
  • Sport
  • Sport

    “Dardanët” fitore bindëse kundër Burkina Fasos

    Reporteri
    24 Mars 2022 | 20:20

    Kosova ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5-0 kundër Burkina Fasos, gjysmëfinaliste e Kupës së Afrikës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Dardanët”, nën drejtimin e trajnerit Alian Giresse e filluan shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë të lojës; golin e shënoi Fidan Aliti.

    Debutuesi Astrit Selmani shënoi golin e dytë në minutën e 23-të.

    Tutje, me të filluar pjesa e dytë, ishte Mergim Vojvoda ai që shënoi golin e tretë për Kosovën me asistim të Rashicës.

    Ishte radha e Milot Rashicës, i cili pas dy asistimeve arriti të shënonte mjeshtërisht në minutën e 68-të të ndeshjes.

    Nuk vonoi shumë kur, Toni Domgjoni realizoi golin e fitores duke e vulosur kështu një natë fantastike për “Dardanët”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!