×
  • Sport
  • Sport

    “Dardanët” nisen për në Zurich, janë gati për ndeshjen me Zvicrën

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 10:27

    Kontingjenti i ekipit kombëtar të Kosovës është nisur për në Zurich, ku nesër mbrëma do ta zhvillojë miqësoren e dytë të vitit 2022.

    “Dardanët” dukeshin në disponim të mirë teksa u nisën nga Prishtina për në Zvicër, shkruan “Gazeta Express”.

    Në orët e pasdites ata pritet ta zhvillojnë një seancë stërvitore para duelit të nesërm ndaj “Helvetikëve”.

    Kosova vjen nga fitorja e thellë, 5:0 në miqësoren e “Fadil Vokrrit” ndaj Burkina Fasos.

    Ndërsa, zviceranët nga humbja 1:2 nga Anglia ditë më parë.

    Për Kosovën dhe Zvicrën kjo do të jetë një ndeshje speciale dhe kjo është konsideruar si një përballje vëllazërore, duke e pasur parasysh lidhjen në mes të dy vendeve.

    Edhe stadiumi pritet të jetë i mbushur, plot me shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!