×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët sonte publikojnë video-klipin e këngës zyrtare për Kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 14:30

    Kombëtarja e Kosovës është në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020


    Kosova fillimisht do ta pres Çekinë më 7 shtator, ndërsa pas tre dite udhëton në Southampton për t’u përballur me Anglinë, shkruan Reporteri.net

    Grupi i tifozëve të Kosovës, ‘Dardanët’ sonte do ta publikojnë video-klipin e këngës zyrtare për ndeshjet kualifkuese të Kosovës për Euro 2020.

    “Dardanët” njoftojnë se, klipin e këngës së punuar në bashkëpunim me artistë vendorë, do ta publikojë sonte në orën 19:00, dy ditë para ndeshjes së Kosovës kundër Republikës së Çekisë,” thuhet në njoftimin e dhënë në Facebook.

    Në videon e shkurtër të publikuar mund ta dëgjoni komentimin e Andin Lokajt pas golit të shënuar nga Arbër Zeneli kundër Azerbajxhanit, ndeshje të cilën Kosova e kishte fituar me rezultat 4-0. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!