×
  • Sport
  • Sport

    Dardanet të gatshëm për të shkruar historinë në Çeki

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 18:27

    Nesër Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të zhvillojë ndeshjen jetike kundër Çekisë, takim ky i cili do t’i ndihmojë ‘Dardanëve’ që ta vazhdojnë rrugën e mirë për kualifikim në Evropianin 2020.


    Pak çaste më parë, Valon Berisha dhe tekniku Challandes, dolën në konferencë për media, të cilët u shprehen mjaft optimist dhe ishin në humor të mirë, para sfidës së nesërme, shkruan Reporteri.net.

    Nga e gjithë kjo, ‘Dardanët’ sot po zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para duelit me Çekin, takim ky që fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumi, Doosan Arena në Plzen.

    Një mungesë e madhe padyshim që do të jetë lëndimi i Muriqit, por Challandes do duhet ta ketë një plan se si ta mbulojë këtë boshllëk.

    Ndërsa, më poshtë mund t’i shikoni pamjet drejtpërdrejtë nga stërvitja e fundit e ‘Dardanëve”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!