×
  • Sport
  • Sport

    Daut Haradinaj premton se do të dyfishojë buxhetin për klubet sportive

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 17:14

    Kandidati për zgjedhje lokale në komunën e Prishtinës nga radhët e AAK-së, Duat Haradinaj ka premtuar përkrahje për sportin lokal.


    Daut Haradinaj ka vizituar klubin, Kosova e Prishtinës dhe ka parë nga afër kushtet e këtij klubi.

    Haradinaj ka thënë se nga ky klub kanë dal emra të mëdhenj në sportin vendor dhe ka premtuar përkrahje në rast se zgjidhet kryetar komune.

    Ja postimi i tij:

    “Kosova e Prishtinës njihet për historinë e lavdishme në futbollin kosovar. Në këtë klub janë rritur emra të mëdhenj si; Amir Rrahmani, Enis Fetahu, Muhamet Dragusha, Liridon Leci, Liridon Kukaj, Xhevdet llumnica, Isuf Llumnica, Blerim Haxholli, Kastriot Rexha si dhe dhjetëra sportistë të tjerë.
    Në qeverisjen e ardhshme, përveç dyfishimit të buxhetit për klubet sportive, çdo lagje do ta ketë palestrën e vet. Kodra e Trimave do të shndërrohet në “fabrikë prodhuese” për sportin vendor dhe ndërkombëtar”, shkruan Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!