×
  • Sport
  • Sport

    De Biasi: Azerbajxhani aktual më i fortë se Shqipëria që shkoi në Evropian

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 14:15

    Gianni De Biasi zhgënjen të gjithë shqiptarët me deklaratat e tij të fundit.


    Para ndeshjes së fundit grupore në Ligën e Kombeve ndaj Luksemburgut në udhëtim, që vlen qëndrimin në Ligën C për përfaqësuesen azere, për të motivuar skuadrën e tij trajneri italian ka përmendur shembullin e Shqipërisë.

    Strategu ja nënvizuar se Kuqezinjtë shkuan në Evropian me një skuadër më të dobët se ajo që drejton aktualisht, duke i cilësuar kombëtaren kuqezi që bëri realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve në vitin 2016-të një skuadër më të dobët se Azerbajxhani aktualisht – transmeton SuperSport.

    “Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i jap rëndësi çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi”.

    “Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin, ia kam shpjeguar se ata kanë potencial.

    “Ua shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Evropian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, citohet të ketë thënë De Biasi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!