Gianni De Biasi e vlerëson periudhën gjashtëvjeçare të drejtimit të Kombëtares së Shqipërisë si kohën më të bukur sportive të jetës së vet.
Trajneri italian kujtoi sot momentin kur dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Shqipërisë tri vjet më parë, përpara se të mbyllte fazën eliminatore të Kupës së Botës 2018.
De Biasi e konsideron momentin e vendosjes së dhënies së dorëheqjes si çastin më të vështirë të karrierës së tij. Ndërkohë, ai falënderoi të gjithë personat që mundësuan pjesëmarrjen historike të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, De Biasi bën me dije se dha dorëheqjen para përfundimit të eliminatoreve të Kupës së Botës Rusi 2018 për t’i dhënë mundësi pasardhësit të tij Christian Panucci të njihej më tepër me lojtarët e Shqipërisë.
“Tri vjet më parë vendosa të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë dhe i për mua!!! Synimi ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund. Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”, shkruan italiani De Biasi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.