×
  • Sport
  • Sport

    De Gea bën gjest bujar pas stuhisë shkatërruese që goditi Spanjën ku mbeten të vdekur 7 persona

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 15:44

    David De Gea ka dhuruar 200 mijë euro për të prekurit nga stuhia në Spanjë


    Alicante dhe Murica ishin dy provincat që u prekën më së shumti nga stuhia e javës së kaluar me shi të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha.


    Stuhia ishte aq shkatërruese saqë ushtria ka ndihmuar në evakuimin e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre, shkruan Reporteri.net

    Shtatë persona humbën jetën nga këto përmbytje, derisa portieri i Manchester Unitedit ka vendosur që t’i ndihmojë këto zona të prekura nga stuhia duke dhuruar 200 mijë euro.

    “200 mijë euro për të mbështetur njerëzit të prekur nga përmbytjet në Alicante dhe Murcia. David De Gea faleminderit për solidaritetin tuak,” thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq të Spanjës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!