×
  • Sport
  • Sport

    De Gea tregon pse është njëri nga më të mirët në botë, brenda 5 sekondave bëri dy super pritje

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 20:07

    David De Gea padyshim është njëri nga portierët më të mirë në botë


    Manchester United luajti baras 3-3 në udhëtim te Sheffield United, me portierin spanjoll që në këtë takim bëri dy pritje brilante brenda vetëm 5 sekondave, shkruan Reporteri.net

    De Gea në minutën e 11-të fillimisht priti godtijen e fuqishme të John Lundstram, ndërsa vetëm 5 sekonda më pas ia mohoi golin edhe David McGoldrick, i cili goditi bukur me kokë, por ‘Spidermani’ i ‘Djajve të Kuq’ bëri një pritje të mrekullueshme.

    Pas barazimit të sotëm Manchester United është në pozitën e 13-të me 17 pikë, 20 pikë më pak se lideri dhe rivali i përbetuar Liverpooli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!