Frenkie De Jong është duke e jetuar ëndrrën e tij pasi zyrtarisht iu bashkua Barcelonës dhe u bë bashkëlojtar i idhullit të tij në botën e futbollit, Lionel Messit.
Barcelona e konfirmoi transferimin e Frenkie de Jongut nga Ajaxi në janar, mirëpo transferimi ishte i vlefshëm vetëm për këtë verë, para sezonit 2019/20. Holandezi kushtoi 86 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Një mesfushor teknik dhe i talentuar, De Jong ka qenë mbresëlënës në Ajax gjatë viteve të fundit, por ai doli në skenë më së shumti sezonin e kaluar, kur e ndihmoi Ajaxin të arrijë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Drejtuesit dhe stafi i trajnerëve të Barcelonës besojnë se De Jongu është i aftë për t’u bërë trashëgimtari i Andres Iniestas e Sergio Busquetsit, për shkak të stilit të tij të lojës.
As De Jongu nuk e nënvlerëson faktin se ai do ta përfaqësojë Barcelonën në fushë dhe se do të luajë përkrah Messit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, më në fund. Si fëmijë, ishte ëndërr për mua të luaj në Barcelonë dhe fakti që tani jam këtu është i mrekullueshëm”, tha De Jong në një intervistë për faqen zyrtare të Barcelonës.
“Mezi po pres ta shkel me këmbë për herë të parë në jetë fushën e Camp Nou. Jam i lumtur që do të kem mundësi të luaj me Messin, të cilin e kam ndjekur gjithmonë. Tani idhulli im do të jetë bashkëlojtari im”.
“Më pëlqen stili i lojës së Barcelona. Filozofia e Barcelonës është shume e ngjashme me atë të Ajaxit dhe unë mendoj se do ta shijoj. Barcelona dhe Holanda gjithmonë e ka pasur një lidhje të veçantë dhe shpresoj se unë do ta vazhdoj këtë traditë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.