×
  • Sport
  • Sport

    De Ligt: Juventusi e kërkon vendin e dytë

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 19:03

    Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt thotë që “Zonja e Vjetër” është e përqendruar në sigurimin e vendit të dytë në Serie A.


    Mbrojtësi holandez pranoi se “Bianconerët” ishin të zhgënjyer pas barazimit 1-1 me Fiorentinë”

    “Zonja e Vjetër” ka fituar një herë në tre ndeshjet e tyre të fundit në Serie A dhe De Ligt foli për “Sky Sport Italia” përpara ndeshjes kundër Udinezes të dielë.

    “Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin në Firencë, duhet të bëjmë më shumë për të marrë tre pikë”, tha De Ligt.

    “Ne kemi nevojë për më shumë intensitet, më shumë guxim me topin. Ne duhet të mbrohemi më mirë. Po mendonim për Scudetton, por tani synimi është që të përfundojmë të dytët. Ne jemi të fortë dhe duhet të synojmë sa më shumë. Fokusi ynë është në vendin e dytë”, tha në fund holandezi.

    21-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!