Daniele De Rossi është zotuar për angazhimin e tij ndaj Boca Juniors, pasi bëri kthimin e tij të shumëpritur në fushë. “Unë dua të luaj më shumë këtu.”
De Rossi nuk kishte luajtur gati për tre muaj për Boca-n për shkak të një dëmtimi në këmbë, shkruan Reporteri.net.
Sidoqoftë, ish-mesfushori i Romës doli mbrëmë nga pankina për të ndihmuar skuadrën e tij të mposhtë Unionin 2-0.
Nuk po mendoj për një vend ose ekip tjetër, dua të luaj pak më shumë këtu,” tha 36-vjeçari pas lojës.
“Sigurisht, kur jeni 36 vjeç, ju duhet të merrni vendime çdo ditë dhe unë bëj shumë pyetje për veten time, por besoj se kjo është një shenjë e pjekurisë dhe inteligjencës”.
“Dua të kuptoj se si jam fizikisht dhe tani mendoj se jam shumë i aftë.
“Gjërat shkuan shumë keq një muaj më parë. Në karrierën time, jam përpjekur gjithmonë të rikthehem dhe këtë do të mundohem ta bëjë vazhdimisht.
“Fatkeqësisht, bëra një gabim dhe e lëndova përsëri veten time, por tani jam mirë dhe këtu dua të luaj.
“Nuk mendoj të shkoj tek një skuadër tjetër dhe unë thjesht duhet të luaj sepse besoj se tani jam në formën time më të mirë”, përfundoi De Rossi.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.