Besim Hasani e ka uruar Ismet Krasniqin pas fitores së sotme në zgjedhjet e teta të Asamblesë zgjedhore të KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2024.
Ai ka thënë se fitorja e Ismet Krasniqit ishte e merituar.
”Të nderuar delegatë, dëshiroj të ju falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për më shumë se dy dekada, ku kemi arritur të avancojmë sportin që ka autoritet në botën ndërkombëtare. Uroj që Ismet Krasniqi si kryetari i ri i KOK-ut ta shtyjë këtë proces më tutje. Ishte fitore mëse e merituar dhe i uroj suksese e plot shëndet”, deklaroi Hasani, shkruan Insporti.
Ismet Krasniqi u zgjodh kryetar i ri i KOK-ut më 53 vota, kurse Besim Hasani mori 41 e Linda Shala 11 vota.
Hasani për 25 vjetë më radhë ishte president i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.