Javën e kaluar dhe zyrtarisht ka përfunduar votimi për lojtarin që do ta fitojë ‘Topin e Artë’.
Nga votat e trajnerëve, kapitenëve të klubeve dhe gazetarëve tashmë po qarkullon një listë që tregon rezultatet e para, shkruan Reporteri.net
Sipas listës, e cila u zbulua nga Jeboisdeeauu në Twitter, Robert Lewandowski (Bayern) do të jetë fituesi me 627 vota, i ndjekur nga Lionel Messi (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid).
Cristiano Ronaldo është në pozitën e nëntë. Nëse kjo listë është e vërtetë apo jo, do të dihet vetëm më 29 nëntor, kur do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Renditja në Top-10:
1 Robert Lewandowski (Bayern)
2 Lionel Messi (Barcelona/PSG)
3 Karim Benzema i tretë (Real Madrid)
4 Mohamed Salah (Liverpool)
5 Jorginho (Chelsea)
6 Kylian Mbappé (PSG)
7 N’Golo Kanté (Chelsea)
8 Erling Haaland (Dortmund)
9 Cristiano Ronaldo (Juventus/Man. United)
10 Kevin De Bruyne (Manchester City)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.