×
  • Sport
  • Sport

    Del Piero do të jetë në stadium me Juventusin për herë të parë pas një dekade

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 17:53

    Alessandro Del Piero do të kthehet në Allianz Stadium për herë të parë që nga viti 2012 për ndeshjen e Juventusit kundër Bologna këtë mbrëmje, e cila fillon nga ora 18:30, shkruan Reporteri.net.

    Ish-reprezentuesi italian nuk është rikthyer në stadiumin e Torinos pas largimit të tij nga klubi në vitin 2012, kur mori duartrokitje të vazhdueshme nga turma.

    Pavarësisht shërbimit të tij besnik ndaj Bianconerëve, ai u befasua që nuk mori një rinovim të kontratës atë vit dhe u largua në një mënyrë që nuk i përshtatej karrierës së tij të gjatë në kryeqytetin e Piemonte.

    Siç raportohet nga Sky Sports Italia, Del Piero do të shikojë ndeshjen e Juventusit kundër Bolonjës këtë mbrëmje nga tribunat e Allianz Stadium, duke u rikthyer për herë të parë në një dekadë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!