×
  • Sport
  • Sport

    Del Piero: Juve nuk gaboi me transferimin e Ronaldos, problemi ishte dështimi i skuadrës që të zhvillohej përreth superyllit

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 0:01

    Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka dhënë një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport duke folur për ndryshimet që kanë ndodhur së fundmi në klubin e tij të dikurshëm.


    Natyrisht se kryetemë mbetet largimi i Cristiano Ronaldos dhe pasi sqaroi se ishte dëshira e portugezit për t’u larguar, ish-kapiteni ka thënë se Zonja e Vjetër nuk gaboi para tri vitesh kur e transferoi 36-vjeçarin nga Real Madridi.

    “Ronaldo është një kampion dhe ai duhej transferuar. Përkundrazi, problemi ishte dështimi i skuadrës që të zhvillohej përreth superyllit”.

    “Shpesh i kemi gjykuar paraqitjet e Cristianos pothuajse të palidhura me ato të Juventusit dhe është simptomatike për diçka që nuk funksionon”.

    “Rezultatet në Evropë nuk kanë qenë në nivelin e duhur, por nëse mendojmë se (Manchester) City nuk e ka fituar akoma një Ligë të Kampionëve, e kuptojmë se investimet nuk janë gjithmonë sinonim i fitores”, ka thënë Del Piero.

    Ai më tej ka theksuar se Juventusi ka akoma skuadër konkurruese dhe ka veçuar Paulo Dybalan si lojtarin që pritet të shkëlqejë në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!