×
  • Sport
  • Sport

    Del raporti mjekësor për Hazardin – Lëndimi i tij është i rëndë dhe problematik

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 13:19

    Sulmuesi i Realit, Eden Hazard është lënduar përsëri ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Levants, takim ky që mbretërit e humbën me rezultatin 1:0.


    Pavarësisht humbjes, Reali humbi edhe lojtarin e tyre, Hazard, i cili sapo ishte riaftësuar nga lëndimi dhe dje pësoi dëmtim në të njëjtin vend, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, pas testeve mjekësore nga klubi i Realit, del se Hazard ka thyerje tek këmba e tij dhe se shërimi i tij do të vlerësohet.

    “Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë, Eden Hazard, nga departamenti mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një frakturë në fibulën e tij të djathtë (kyçin e këmbës). Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e mjekëve të skuadrës së Realit.

    Kujtojmë se Hazard nuk e ka nisur më së miri aventurën e tij tek skuadra “mbretërore”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!