×
  • Sport
  • Sport

    Dembele buzë largimit, nuk është pjesë e Barcelonës për ndeshjen e sotme në kupë

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 8:55

    Barcelona është ngopur me qëndrimet e Ousmane Dembeles dhe trajneri Xavi Hernandez nuk e ka përfshirë fare në skuadër për ndeshjen e sotme kundër Athletic Bilbaos në Kupën e Mbretit.

    Ousmane Dembele nuk është pjesë e skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbaos, raporton Gazeta Express.

    Xavi e paralajmëroi anësorin francez të mërkurën pas stërvitjes së klubi ka vendosur ta largojë tani nëse ai nuk e nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes.

    Barçës i është sosur durimi me Dembelen, i cili qëllimshëm thotë se dëshiron të vazhdojë në Camp Nou por nuk ulet për ta nënshkruar marrëveshjen e re që klubi ia ka ofruar tash e disa javë.

    Marrëveshja e tanishme e Dembeles me Barçën mbaron më 30 qershor dhe francezi deri tani s’e ka pranuar ofertën e re të klubit, pavarësisht ultimatumeve.

    Xavi e ka ndëshkuar atë duke mos e thirrur fare në ekipin me të cilin ka udhëtuar drejt Bilbaos për ndeshjen e kupës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!