×
  • Sport
  • Sport

    Dembele e ‘çmend’ Xavin, harron orarin e stërvitjeve: Kujtova që kishim pasdite

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 19:06

    Xavi ua ka bërë të qartë lojtarëve të Barcelonës se duhet të paraqiten në qendrën stërvitore 1 orë e gjysmë përpara fillimit, një nga rregullat kryesorë të vendosura nga 41-vjeçari.

    Ousmane Dembele u vonua 3 minuta disa ditë më parë, duke u kthyer në lojtarin e parë të Barcelonës që gjobitet prej momentit që Xavi është ulur në stolin e ekipit.

    Sulmuesi francez ka gabuar sërish në seancën e së martës, ku skuadra kishte dy seanca stërvitore.

    Trajneri e ka biseduar me të pas përfundimit të stërvitjes dhe është befasuar nga përgjigja e lojtarit.

    “Harrova, kujtoja se e kishim stërvitjen pasdite dhe jo paradite”, i ka thënë 24-vjeçari Xavit.

    Dembele është një nga lojtarët më problematik në futbollin modern, pasi shpesh nuk shkon në stërvitje, shkaku se deri në orët e vona luanë video lojërra.

    Tani pritet që Xavi ta dënojë sërish, një dënim që nuk do ta harrojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!