×
  • Sport
  • Sport

    Dembele edhe më afër nënshkrimit të kontratës së re

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 18:09

    Ousmane Dembele mund të mbetet edhe më gjatë te Barcelona.

    Reprezentuesi francez është futbollist i lirë që nga 30 qershori, teksa ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë klub të ri.

    Xavi thuhet se ia ka lënë derën hapur Dembeles për të zgjatur kontratë, megjithëse presidenti Joan Laporta zbuloi së fundmi se Barça nuk kishte marrë ende përgjigje nga sulmuesi në lidhje me një rinovim.

    Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, 25-vjeçari tani është në prag të nënshkrimit të një marrëveshje të re.

    Sipas mediumit spanjoll, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit pritet të mbetet në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!