×
  • Sport
  • Sport

    Dembele me numra për Top të Artë në vitin 2025

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 13:05

    Ousmane Dembele është duke e kaluar ndoshta sezonin më të mirë në karrierë.

    Ylli francez e ka marrë në dorë i vetëm ekipin e Paris Saint-Germainit, të cilin po e dërgon me hapa të sigurt drejt finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

    Në fakt, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Barcelonës e shënoi mbrëmë golin e fitores ndaj Arsenalit në gjysmëfinale të Championsit, e cila u zhvillua në “Emirates Stadium”.

    Me këtë rast, përfaqësuesi francez arriti në kuotën e 25 golave veç në vitin 2025, duke u konfirmuar si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë për momentin, krahas Raphinhas së Barcelonës.

    E mbrëmë ndaj “Gunners” ai e pësoi një lëndim të lehtë, por që përmes një deklarate ka dashur t’i qetësojë tifozët parisienë.

    Anësori ofanziv do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer për ndeshjen e kthimit mes PSG-së dhe Arsenalit në Champions.

    “Ndieja pak dhimbje, por është OK. Do të kalojë”, deklaroi heroi i PSG-së para testeve që do t’i kryejë sot./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!