×
  • Sport
  • Sport

    Dembele tregon pse refuzoi transferimin te PSG

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 11:42

    Ousmane Dembele në afatin kalimtar të verës ishte pranë kalimit te PSG si pjesë e shkëmbimit me Neymarin, i cili dëshironte rikthimin te Barcelona, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tani është sulmuesi francez që ka zbuluar arsyen pse ka refuzuar të ishte pjesë e kësaj marrëveshje


    Ousmane Dembele ia kishte bërë të qartë drejtuesve të Barcelonës se dëshiron të luftojë për një vend në formacionin startues dhe se nuk e ka ndërmend që të largohet nga Camp Nou, shkruan Reporteri.net

    “Do të luftoj për të vendosur veten time këtu”, me këto fjalë i është drejtuar sulmuesi francez drejtuesve të klubit katalanas, kur i kanë kërkuar që të largohet.

    Kështu 22 vjeçari me këtë vendim ia pamundësoi Neymarit rikthimin në Camp Nou, me këtë të fundit që raportohet se kishte qarë shumë kur e ka kuptuar se nuk do të rikthehet te Barça. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!