×
  • Sport
  • Sport

    Denveri e shkruan historinë, shpallet kampion i NBA-së për herë të parë

    Reporteri
    13 Qershor 2023 | 8:48

    Denveri e ka shkruar historinë.

    Nuggets janë shpallur kampionë të NBA-së për herë të parë në histori të tyre.

    Denveri e mposhti Miamin me rezultat 94:89 në ndeshjen e pestë të finales së madhe të NBA-së për ta kurorëzuar kështu një sezon fantastik dhe të paharrueshëm.

    Nuggets e shkrinë disavantazhin prej 10 pikësh në çerekun e dytë për ta mbyllur serinë finale prej 4-1 me ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.

    Heat kërcënoi ta bënte rikthimin e madh në minutat finale, por pushimi i yllit Jimmy Butler ia pamundësoi një gjë të tillë.

    I udhëhequr nga MVP i NBA-së, Nikola Jokic, Denveri e fitoi titullin pas pritjes prej 47 vjetësh.

    Jokic i shënoi 28 pikë dhe i pati 16 kërcime, ndërsa gjatë serisë finale e pati një mesatare prej 30.2 pikësh, 14 kërcimesh e 7.2 asistimesh.

    Edhe shoku i tij i skuadrës, Jamal Murray pati formë të shkëlqyeshme me një mesatare prej 21.4 pikësh, 6.2 kërcimesh e 10 asistimesh për ndeshje në serinë finale.

    Nga ana tjetër, në “Ball Arena”, Miamit nuk i mjaftuan 21 pikët e Jimmy Butler e 20 të Bam Adebayos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!