Memphis Depay është afër transferimit te Juventusi.
“Tuttosport” ka raportuar këtë të martë se sulmuesi holandez është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Zonja e Vjetër”, transmeton Gazet Express.
Sipas mediumit italian, Depay është pajtuar për një kontratë 2-vjeçare dhe me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.
28-vjeçarit mund t’i bashkohet klubit nga Torino si lojtar i lirë, pasi përfaqësuesit e tij janë në bisedime me Barcelonën për të arritur një marrëveshje për shkëputje të kontratës.
Megjithatë, edhe nëse një marrëveshje për shkëputje të kontratës nuk arrihet, kjo nuk do ta pengojë Juventusin.
Klubi italian thuhet se do të pranojë të paguajë një shumë simbolike për transferimin e Depayt, pasi klubet gëzojnë raporte të mira mes vete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.