Memphis Depay do t’i japë fund eksperiencës në Barcelonë qysh këtë javë.
Sulmuesi holandez do të largohet nga Spanja pa lënë gjurmë të mëdha pasi mbeti në hije të përforcimeve që i bëri gjiganti katalunas.
E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se ish-futbollisti i Lyonit ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, përcjell “Gazeta Express”.
“Bianconeri” ndërkohë po presin nga Barcelona që ta lirojë lojtarin dhe të mos paguajnë dëmshpërblim për të.
“Blaugrana” janë të gatshëm ta japin pa para përfaqësuesin holandez, në mënyrë që t’i shmangen rrogës së tij të lartë.
Pra, në ditët në vazhdim Depay pritet të përfundojë në Itali dhe të nënshkruajë me Juven.
Holandezi synon të shpërthejë në Serie A, njëjtë siç kishte bërë në Ligue 1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.