Në fshatin Orrobërd të Istogut, shumë afër Banjës së Pejës, është hapur mbrëmë palestra më e veçantë në Kosovë.
“Dresha” është emri i palestrës e punuar në një stil krejt ndryshe me arkitekturë gjermane. Invesutes është deputeti kosovar, Gani Dreshaj.
Merrnin pjesë në këtë hapje edhe figura të politikës e të sportit në Kosovë, si: kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi e sekretari Eroll Salihu.
Me rastin e hapjes së palestrës është mbajtur një turnir në futsall, ku fituese doli skuadra “Alfa I”, e cila në përbërje kishte yjet e futsallit vendës me në krye Ramadan Alajn.
“Faleminderit të gjithëve që ishit dje në përurimin e palestres sime dhe tuajes “Dresha”.
I lumtur dhe mirënjohës që në këtë ditë të veçantë për mua të kisha pranë kryeministrin Haradinaj, kryetarin Agim Ademi, sekretarin Eroll Salihu, deputetë, sportistë, miq e familjarë.
Falënderim për të gjithë djelmoshat që ishin pjesë e turnirit ku treguan lojë fer e korrekte.
I nderuar për pjesëmarrjen në turnir të yjeve futsallit vendës.
I lumtur pa masë për praninë e legjendarëve të futbollit e basketbollit kosovar, të cilët ndër vite kanë qenë frymëzim për ne.
Krenarë që këtë rrugë të nisur dje do e ndajmë së bashku gjithmonë.
Gjithmonë me ju dhe për ju” shkruan në Facebook investitori i palestrës, Gani Dreshaj.