×
  • Sport
  • Sport

    Derbi i ditës luhet mes Liverpool dhe Arsenal

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 12:33

    Këtë të shtune, Premier Liga angleze do të sjellë derbin e radhës ku Liverpool do ta pret në “Anfield” rivalin direkt momental për vendin e katërt, Arsenal.

    Të dy skuadrat do të kenë mungesa të mëdha, ku Klopp nuk do të mund të llogaris në Elliot, Firmino, Gomez e Jones, ndërsa në dyshime janë Henderson, Keita, Milner e Robertson.

    Ndërsa, Arteta nuk do të mund të llogaris në shërbimet e kosovarit Granit Xhaka, i cili është i lënduar dhe as në shërbimet e boshnjakut Kolasinaq. Në dyshime për këtë takim janë edhe Aubameyan, Balogun e Partey.

    Momentalisht, Liverpool është në vendin e katërt në Premier Ligë me 22 pikë, dy më shumë se Arsenali që është në vendin e pestë me 20 pikë dhe katër më pak se Chelsea që është në vendin e parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!