×
  • Sport
  • Sport

    Derbi më i mirë ndër vite: Interi e përmbysë Milanin në një ndeshje të çmendur

    Reporteri
    09 Shkurt 2020 | 22:44

    Interi e ka mposhtur Milanin me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 23-të në Serie A


    Sonte u zhvillua njëri nga derbit më të mirë ndër vite ndërmjet Interit dhe Milanit, shkruan Reporteri.net

    Interi arriti që me përmbysje ta fitoi përballjen kundër Milanit dhe kështu tani merr primatin në Serie A.

    Pjesa e parë i takoi në tërësi Milanit që shkoi në pushim me dy gola epërsi. Rebic në minutën e 40-të dhe Ibrahimovic në minutën e 45-të shënuan për ‘Rosonerët’.

    Në pjesën e dytë pamë një Inter krejt ndryshe që barazoi shumë shpejt rezultatin në 2-2 me golat e Brozovic 51′ dhe Vecinos 54′.

    Stefan de Vrij në minutën e 70-të dhe Romleu Lukaku në minutën e 90-të shënuan dy golat tjerë në fitoren e madhe të Interit.

    Tani, Interi është në vendin e parë me 54 pikë, aq sa ka edhe Juventus, ndërsa Milani zë vendin e 10-të me 32 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!