×
  • Sport
  • Sport

    Derbi PSG – Marseille, ndalohen tifozët e kësaj skuadre për shkak të “armiqësisë” ndërmjet klubeve

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 21:24

    Tifozët e Marseille janë ndaluar të ndjekin ndeshjen e së dielës në Ligue 1 kundër Paris St-Germain për shkak të “armiqësisë” dhe “antagonizmit të fortë” midis tifozëve të klubeve, përcjell Reporteri.net.

    Një ndalim 24-orësh udhëtimi është vendosur nga Ministria e Brendshme franceze për të ndaluar tifozët të shkojnë në Parc des Princes.

    PSG është në krye të tabelës së Ligue 1 me Marseille të dytën, ku diferenca është 12 pikë.

    Që nga shkurti i vitit 2018, tifozët e të dyja skuadrave nuk kanë qenë të pranishëm në një lojë mes dy skuadrave.

    “Me atë rast janë lënduar tetë pjesëtarë të forcave të rendit”, thuhet në urdhrin e ministrisë.

    Ligue 1 është rrënuar nga rastet e dhunës së tifozëve këtë sezon, me mesfushorin e Marsielle, Dimitri Payet, që është goditur dy herë nga një shishe e hedhur nga turma.

    Në nëntor, ministrja e sportit Roxana Maracineanu kishte thënë se “mbijetesa” e futbollit francez ishte “në rrezik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!