×
  • Sport
  • Sport

    Deri tash e mohonin, sot Plisat rrahën tifozin çek për Kosovën

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 18:23

    Kosova sot ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Republikës Çeke, por kësaj fitoreje madhështore i ka dhënë hije të keqe një incident që ka ndodhur pas ndeshjes.


    Dy tifozë të tifogrupit ‘Plisat’, tifogrup ky i cili nuk e përkrahë Përfaqësuesen e Kosovës, kanë sulmuar keq një tifoz të Republikës Çeke, me grushta e shqelma, shkruan Reporteri.net

    Tifozi çek i cili po përgatitej t’ia shtrinte dorën dy tifozëve të ‘Plisave’, e përjetoi një ngjarje të tmerrshme sot.

    Ai u grushtua fillimisht nga njëri tifoz, ndërsa më pas u rrah me grushte nga një tjetër. Të dy tifozët kanë ikur pas sulmit.

    Ky është momenti kur u sulmua tifozi çek:

    Pra, deri sot nuk e përkrahnin Përfaqësuesen, ndërsa sot ‘në emër të Kosovës’, sulmuan keq tifozin e pafajshëm./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!