×
  • Sport
  • Sport

    Derisa Majlinda u mposht, Distria Krasniqi nuk ndalet, kalon në finale

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 14:54

    Derisa xhudistja Majlinda Kelmendi është mposhtur nga japonezja Chishima Maeda në gjysmëfinale, në anën tjetër xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi ka mposhtur spanjollen Juliana Figueroa, transmeton Reporteri.net.


    Krasniqi ka mposhtur Figueran në sekondat e parë të ndeshjes me Ippon, duke u kualifikuar në finalen e Grand Prix Budapest.

    Kujtojmë se xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi dy gara ditën e sotme në Hungari. Në ndeshjen e parë ajo fitoi ndaj meksikanes Luz Olvera, më pas mposhti edhe Shukavanin.

    Ndryshe, herën e fundit Kelmendi solli në Kosovë medaljen e arit, ndërkohë që sot mund ta sjell maksimumi një të bronztë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!